Protesta te selia e PD, përkrahësit e Berishës nisen nga Korça drejt Tiranës
KORÇË – Qindra demokratë janë nisur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Korçës dhe rrethinave për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar sot nga Berisha në orën 12:00 te selia e PD në Tiranë.
Mësohet se janë rreth 300 persona nga Korça, rreth 200 nga Devolli e po njesoj dhe nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja, të cilët janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt kryeqytetit.
Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.
Rruga Press