BallinaLajme

Vrau 25 vjeçarin Klodian Rasha, sot në orë 13:30 do të jepet masa e sigurisë për policin

Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë do të përballet sot me trupën gjykuese, e cila do të japë masën e sigurisë.

Seanca pritet sot në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit, i cili sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit duke vrarë Klodian Rashën.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”, u theksua nga SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë.

SHÇBA konstatoi se nga efektivi është shkelur edhe neni 9 i Kodi i procedurës penale.

Aty përcaktohet qartë se kur përdoret arma nga efektivët e policisë. Fillimisht personit i bëhet thirrje për të ndaluar.

Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se punonjësit të rendit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, vetëm në pjesën e poshtme të trupit.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

“Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën.

Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit.”

Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pak pas mesnatës së të martës duke mbetur i vdekur në vend duke shkaktuar reagime të forta në vend.

Rruga Press

YouTube player