BallinaLajme

Nuk kishin kaluar ende kufirin, akuzohen gabimisht 69 shqiptarë për hyrje të paligjshme në Britani

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme akuzuan gabimisht 69 shqiptarë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar kur ata nuk kishin arritur në vend.

Pesë persona u arrestuan për një krim të cilin nuk e kishin kryer.

Shtetasit shqiptarë ishin në bordin e një anije peshkimi të kapur në brigjet e Britanisë.

Anija, që po lundronte nga Ostendi në Belgjikë, ishte shënjestra e një operacioni të përbashkët që përfshinte njësinë e Zbatimit të Imigracionit të Zyrës së Brendshme, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Forcën Kufitare

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Në bord gjithësej ndodheshin 72 persona të cilët përfunduan në prangat e policisë. Ndalimi i tyre në det do të thotë se ata ende nuk kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por pavarësisht kësaj 69 persona u proceduan penalisht.

Të paktën 5 persona ishin deklaruar fajtorë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishin burgosur. Ndërkohë që tre anëtarët e ekuipazhit, një letonez dhe 2 ukrainas, u akuzuan për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Vepra e hyrjes ilegale nuk dihet nëse është përdorur më përpara në rrethana të tilla, apo përdoret vetëm për njerëz që arrijnë në tokë.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në Suffolk dy ditë më vonë, u mor vendimi për pesë pasagjerët të cilët u shpallën fajtorë për hyrje të paligjshme. Sipas vendimit të marrë ata u lanë në burg për dy javë shkruan “The Independent”.

YouTube player