BallinaLajme

Vetëvendosje: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu

Qendra në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo thotë se rrethanat që çuan deri te kjo vrasje nuk janë zbardhur.

“Deklaratat e autoriteteve kanë qenë kundërthënëse, duke folur një herë për një send të fortë në dorë të të vrarit, e disa orë më vonë për një pistoletë të gjetur në rrugicën e vendngjarjes, pa dhënë shpjegime. Autoritetet kanë arrestuar më pas efektivin e policisë që ka kryer vrasjen, dhe aktualisht ai është nën hetime. Por në vend që të ketë transparencë të mëtejshme mbi ngjarjen, kemi parë një fushatë mediatike të orientuar nga pushtetit dhe mediat pranë tij, për të sulmuar Klodianin dhe për të relativizuar përgjegjësinë me mjegull. Të gjitha këto zhvillime kanë ngritur dyshimin e bazuar se Policia e Shtetit po tenton të mbulojë e justifikojë krimin e kryer” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Vetëvendosje nënvizon se Shqipëria sundohet prej kohësh nga një shtet policor.

“Këtë e ndjejnë të gjithë ata që e kundërshtojnë arbitraritetin e këtij pushteti, si dhe të gjithë atyre që u shtypen çdo ditë të drejtat nën dhunën strukturore dhe direkte të këtij regjimi” – thotë deklarata që më pas bën një kërkesë të qartë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i bashkohet kërkesës së qytetarëve për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe kryepolicit të shtetit policor Ardi Veliu. Këta dy pushtetarë e kanë humbur prej kohësh besimin e publikut dhe legjitimitetin, nga urdhrat që ata kanë dhënë për aksione policore ku janë përdorur mjete dhe dhunë shproporcionale ndaj qytetarëve që kanë protestuar në mbrojtje të kauzave publike. Largimi i këtyre dy pushtetarëve të shtetit policor është hapi i parë për të fituar besimin e publikut dhe për të vendosur drejtësi” – thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Protesta e sotme në Tiranë, që ka zgjatur disa orë, është shenjë e qartë se qytetarët nuk do ta durojnë shtetin policor. Dekori i prishur sot në qendër të Tiranës është njësim i gjendjes së qytetarëve me qendrën e kryeqytetit. Objektet e dëmtuara ishin shprehje e qartë e revoltës që buron nga një situatë padrejtësie e thellë. Urojmë për shërimin sa më të shpejtë të çdo personi që mund të jetë lënduar sot” – nënvizon Vetëvendosje.

YouTube player