“Çfarë tradhtari!”/ Ushtari gjerman që luftoi në UÇK flet për Behgjet Pacollin: Po përsërit gënjeshtrat e Putinit
Roland Bartetzko, gjermani i cili ka shërbyer si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Behgjet Pacollit të dhënë për lidhur me ngjarjet që po ndodhin në Kazakistan.
Sipas Bartetzkos, konstatimi i Pacollit se protestat po organizohen nga një “faktor i jashtëm” është një gënjeshtër e Vladimir Putinit.
“Dhjetra protestues u vranë sot dhe Rusia vendosi trupa në Kazakstan. Ndërkohë, Pacolli po përsërit gënjeshtrat e Putinit se protestat janë organizuar nga “të huajt”. Çfarë tradhtari!”, ka shkruar Bartetzko.
Pacolli i cili njihet për miqësinë dhe afërsinë e tij me ish-presidentin kazak Nursultan Nazarbayev dje ka aluduar që trazirat në shtetin aziatik janë duke u organizuar nga një faktor i jashtëm dhe sipas tij, një gjë e tillë është tejet e dukshme.
“Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka potencuar Pacolli.
Rruga Press