Bota

Cilat kanë qenë faqet më të klikuara – Google nuk është më nr. 1

Me sa duket, ky ndërrim vitesh ka sjellë me vete një ridimensionim të prezencës tonë online – duke bërë që Google të mos jetë më platforma më e preferuar në rang global.

Një studimi i ri rreth trendeve më popullore në rrjet ka treguar se gjigandi i teknologjisë i ka lënë vendin e parë një kompanie që shumë vetë do t’i gjejë të habitur dhe shumë të tjerë, të merakosur.

Pse i humbi Google klikimet që i duheshin për të triumfuar?

Jo, arsyeja nuk është marifeti ‘tinzar’ i vënë në lëvizje nga rivalët e Google – Microsoft, të cilët vendosën motorin kërkues Bing në çdo pajisje të tyre të re, si një përpjekje për të zëvendësuar gjigandin e kërkimit të avancuar edhe pse gjithçka rezultoi e pasuksesshme, sidomos pasi fjala më e kërkuar në Bing, ishte pikërisht Google.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Pavarësisht gamës së gjerë të shërbimeve të ofruara nga Google si Maps, Translate, Photos, Flights, Books, News etj., viti 2021 solli disa ndryshime esenciale në botën virtuale.

Lista e faqeve më të klikuara gjatë vitit 2021:

1) TikTok.com
2) Google.com
3) Facebook.com
4) Microsoft.com
5) Apple.com
6) Amazon.com
7) Netflix.com
8) YouTube.com
9) Twitter.com
10) WhatsApp.com

Po, kompania kineze TikTok – që dominon për numër përdoruesish nën moshën 18 vjeç – arriti të merrte vendin e parë këtë vit, jo vetëm për sa i përket faqes më të klikuar por edhe listës së aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021, të publikuar nga prestigjozja Forbes.

Edhe pse Facebook është ende platforma me më shumë përdorues në glob, TikTok është rrjeti social që ka më tepër klikime dhe përdorues aktiv, në të gjithë botën!

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në listën e aplikacioneve më të shkarkuara, vendin e dytë e mori Instagram, ndjekur nga Facebook, WhatsApp dhe Snapchat.

Lista e aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021:
  1. TikTok: 656 milionë
  2. Instagram: 545 milionë
  3. Facebook: 416 milionë
  4. WhatsApp: 395 milionë
  5. Telegram: 329 milionë
  6. Snapchat: 327 milionë
  7. Zoom: 300 milionë
  8. Messenger: 268 milionë
  9. CapCut: 255 milionë
  10. Spotify: 203 milionë

Ndërkohë, edhe pse Google Meet dhe Netflix ishin pjesë e kësaj liste gjatë vitit 2020, në vitin 2021, ato nuk ja dolën dot të ishin pjesë e dhjetëshes më të shkarkuar, duke bërë që platforma të shkarkimit të muzikës origjinale si Spotifiy, apo aplikacione për modifikimin e videove si CapCut, të marrin vendin e tyre për sa i përket popullaritetit në shkallë globale.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *