BallinaLajme

Vrasja e Klodian Rashës, kuksianët protestë para drejtorisë së policisë, kërkojnë dorëheqjen e Lleshaj

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxjerrë në protestë një grup të rinjsh dhe qytetarësh në Kukës. Ata kanë protestuar para Drejtorisë Vendore të Policise.

Qytetarët me një pankartë të madhe ku shkruhej “A keni femijë ju” kërkuan dorëheqjen e ministrit Lleshaj dhe drejtueseve të policisë së shtetit dhe zbatimin e ligjit.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Po ashtu ata hodhën akuza për Policinë e Shtetit duke e cilësuar polici kriminale dhe të korruptuar që solli një viktimë tjetër.

“Kjo është fytyra e Sandër Lleshit. Sot jemi mbledhur para policisë vendore si qytetarë të lirë për të shprehur indinjatën tonë dhe të rinjve shqiptarë për këtë akt kriminal”, u shprehën ata.

YouTube player