Rrëzohet helikopteri në alpet e Francës, 5 persona humbin jetën

Mrëmjen e së martës një helikopter është rëzuar në Alpet franceze duke i marrë jetën 5 nga 6 personave që udhëtonin në të.
Mjeti ajror, në pronësi të një kompanie private, po transportonte një ekip të ndihmës së shpejtë, kur u rrëzua pranë qytetit të Bonvillard, në rajonin e Savoie.
Sipas zyrtarëve një ndër shkaqet e aksidentit është moti i keq.
Alarmi u ngrit nga piloti i helikopterit i cili ia doli të shpëtojë duke u hedhur nga mjeti ajror me parashutë, përpara se ai të përplasej.
Presidenti Macron reagoi në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se lutjet e tij shkojnë për familjarët, kolegët dhe miqtë e këtyre heronjve.

