Ekspertët për Ballkanin Perëndimor sot do të kërkojnë nga Biden angazhim për njohjen e plotë të Kosovës
Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, do të mbajë sot një seancë dëgjimore, ku do të marrin pjesë ekspertë për Ballkanin Perëndimor. Ata do t’i japin rekomandime administratës së ardhshme, të udhëhequr nga Joe Biden, mbi qëndrimet që duhet të mbajnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Siç raportohet, ekspertë, përfshirë ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright, profesorin e Universitetit Johns Hopkins dhe Daniel Serwer do t’i japin rekomandime administratës së re për veprime të mëtejshme në Ballkan. Takimi drejtohet nga kryetari i Komitetit, Kongresmeni dhe miku i shqiptarëve Eliot Engel. Siç shkruan gazeta boshnjake “Avaz” në adresimin e tij, Server do të fokusohet tek Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Ai do t’i bëjë thirrje administratës së Bidenit që të angazhohet më shumë kur bëhet fjalë në njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës.