BallinaLajme

Fqinja rrëfen bisedat me 25-vjeçarin dhe rrëzon pretendimin e pòlícisë: Bie drita në rrugicë, e kontrolloj çdo natë

Fqinja e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u vra pak pas mesnatës nga pòlicia pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka rrëfyer para mediave marrëdhënien me víktímën. Ajo shprehet se ishte djalë i urtë dhe gjatë pándemísë e pyeste shpesh nëse donte ta ndihmonte me ndonjë gjë pasi gruaja nuk dilte nga shtëpia.

Sa i përket aludimeve për ndriçimin e rrugës, fqinja shprehet se çdo natë që del për të mbyllur derën, arrin të shohë dritën, ndonëse shikimin e ka të dobët.

“Thoshte ‘Me se t’ju ndihmoj. Për çdo gjë jam këtu. Dhe kur t’ju ikin kalamajtë në Greqi jam këtu’. Çun i mirë, i urtë. Tani se ç’thonë dynjaja se di. Nuk kam ndjerë as zhurmë, asgjë. Edhe tani që më tregoi djali, më erdhi keq. Rrinte gjithmonë tek bordura vetëm. Kishte motor. I thoja unë pse bleve motor? ‘Do punoj unë nëna Drita’ më thoshte. Unë e kontrolloj portën që e mbyll dhe bie drita. Deri këtu dal se nuk shoh. Nuk kam njeri që të më ndihmojë dhe jam e detyruar që të mos dal”, rrëfen fqinja.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Ngjarja e rèndè ndodhi pas mesnatës në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një punonjës i Pòlícisë së Shtetit ekzekutoi 25-vjeçarin e identifikuar si Klodjan Rasha, që sipas bluve nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, dhe mbante ármè  me vete.

Në njoftimin e parë të Pòlícisë thuhej se i riu mbante në dorë një send të fortë në dukje ármè , ndërkohë që më pas u tha se nga grupi i hètimit ishte gjetur në vendngjarje një pistòletë, që dyshohej se ishte e Rashës.

Mësohet se i riu është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj. Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre” pranë banesës së 25 vjeçarit.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Burime bëjnë me dije se i riu, është dërguar për në spítalin e Traumës, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka ndërruar jetë në vend, apo rrugës për në spítal, versioni i fundit është dhe ai që thuhet nga ana e Pòlícisë.

Mësohet se në zonë janë dëgjuar dy të shtèna, ndërsa burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se një plùmb Rasha e ka marrë në kokë dhe një tjetër në shpinë.

I riu ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë banesës deri në orën 22:00. Pòlícia ka sèkuestruar kamerat e një servisi në orët e para të mëngjesit dhe mendohet për shkak të pozicionit ku janë vendosur dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja mund të kenë regjistruar gjithçka. Shiritat e rrethimit të vendit të ngjarjes janë hequr rreth orës 07:00, ndërsa banesa e të riut ndodhet pranë vendit ku ka ndodhur edhe vrásja.

YouTube player