BallinaLajme

“Ka pasur 2 hurma në dorë, jo armë”, flet xhaxhai i 25-vjeçarit që u vra nga policia: Ka qenë i sëmurë më parë (Apeli që bën në emër të vëllait)

Hasan Rasha, xhaxhai i 25-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga efektivët e policisë në mesnatë ka folur për mediat duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, nipi ka pasur vetëm dy hurma në dorë dhe në emër të vëllait kërkoi që të zbulohet e vërteta pasi pretendojnë se viktima nuk ka pasur armë me vete.

Ndërkohë theksoi se 25-vjeçari ka marrë më parë medikamente për probleme të shëndetit mendor. Familja ka hapur dyert e mortit dhe pret familjarë e miq për ti shprehur ngushëllime familjes për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të riut Klodian Rasha.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Është kuruar me ilaçe për nerva. Ka qenë dhe i shtruar për këtë punë. Është shtrirë në krevat dhe ka dalë në 2 të natës për të pirë kafe. Ka pasur 2 kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon e ka dalë për të pirë kafe. Nipi nuk ka pasur armë. Përpara ka qenë i sëmurë. Nuk dimë asgjë veçse është në morg. Edhe në emër të vëllait, ju jeni të gjithë të nderuar që vini këtu për të na e zbardh këtë punë, kërkojmë që të zbardhet deri në fund. Djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodhur si është bërë, më gjatë nuk di. Apeli prej nesh policisë është që këtë punë të na e zbardhë deri në fund”, tha xhaxhai. 

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar
YouTube player