Rriten rastet me koronavirus, Suedia merr masa më të ashpra
Suedia ka vendosur masa më të ashpra për shkak të rritjes së koronavirusit.
Rastet e reja me Covid-19 dhe numri i viktimave vijon të jetë në rritje në krahasim me shifrat me vendet më të prekura në Evropë.
Suedia e cilia i rezistoi izolimit të plotë, masat tashmë janë disi të ngjashme me pjesën tjetër të Evropës. Shkollat janë të mbyllura, nuk lejohet grumbullime me më shumë se tetë persona.
Fundi i shtatorit e gjeti Suedinë me më shumë se 5,000 të prekur.
Suedia raporton 346 raste për çdo 100,000 njerëz në javë, numër ky dy herë më i lartë në krahasim me Gjermaninë, Britaninë dhe Spanjën.
Ndërkohë në Helsingborg, teatrot, bibliotekat dhe koncertet janë të mbyllura.
Autoritetet kanë bërë apel që të mbyllen palestrat, të mos organizohen darka festive.
Agjencia e Suedeze e Shëndetit Publik, i bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit.