BallinaLajme

Rakacolli: Nuk e dimë kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Pandemisë në Shqipëri, Mira Rakacolli nuk e di se kur mund të vijnë në Shqipëri vaksinat e para anti-Covid.

Gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV, Rakacolli u shpreh se deri më tani është në dritaren e parë të aleancës Covax, ku janë paguar dhe paratë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Por Rakacolli nuk diti të japë një përgjigje të qartë se kur pritet që në vendin tonë të mbërrijnë vaksinat.

‘Ne nuk e dimë se kur do të vijnë vaksinat e para në Shqipëri, sepse ka procedura të shumta për miratimin e vaksinave.

Kur të mbarojnë të gjitha procedurat e aprovimit dhe kontrolleve Shqipëria do të marrë vaksinën.

Nuk e dimë se kur mund të vijë vaksina në Shqipëri, në pranverë apo me herët’, tha Rakacolli.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player