BallinaBota

Vatikani: Papa Françesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit

Papa Françesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit të vitit të ardhshëm, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga parardhësit e tij. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili shtoi se papa Françesku do të vizitojë kryeqytetin Bagdad, Ur, një qytet i lidhur me figurën e Dhiatës së Vjetër të Abrahamit, si dhe Erbil, Mosul dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën,” tha Bruni në deklaratë.

Kreu i Vatikanit kishte shpresuar të bënte një udhëtim këtë vit, por planet e tij u shkatërruan fillimisht nga shqetësimet e sigurisë dhe më pas nga pandemia e koronavirusit.

Do të jetë udhëtimi i parë i Papa Françeskut në më shumë se një vit. Të gjitha vizitat jashtë shtetit që ishin planifikuar për këtë vit u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Në vitin 2000, Papa i ndjerë Gjon Pali II donte të vizitonte qytetin antik irakian të Ur, që konsiderohej tradicionalisht se ishte vendlindja e Abrahamit, babait të të tre feve të mëdha monoteiste – Krishterimit, Islamit dhe Judaizmit.

YouTube player