BallinaBota

Shitje rekord në ankand, fanellat e Jordan, Kaepernic dhe Obama shiten për 640 mijë $

Fanellat historike të sportistëve Michael Jordan, Colin Kaepernick dhe ish-presidentit amerikan Barack Obama janë shitur me shifra rekord në një ankand të mbajtur ditën e premte.

Fanella zyrtare e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit që i ishte dhënë Jordan-it ditën kur nënshkroi me Chicago Bulls në vitin 1984 u shit për 320 mijë dollarë, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një fanellë.

Jordan e mbajti fanellën bardhekuq, që kishte emrin e tij dhe numrin 23, në konferencën e parë për shtyp si anëtar i Bulls-ave.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Ai u kthye në legjendën e ekipit, që fitoi 6 tituj kampion gjatë viteve ’90.

Ndërkohë, fanella me numrin 7 e veshur nga ish-lojtari i futbollit amerikan Colin Kaepernick në vitin 2011, gjatë ndeshjes së debutimit me San Franciskon, u shit për 128 mijë dollarë, duke e bërë fanellën më të shtrenjtë të Ligës Kombëtare të Futbollit që shitet në një ankand.

Kaepernick ka qenë një nga figurat sportive më premtuese por edhe kontradiktore në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i tij në vitin 2016 për t’u gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar në shenjë proteste ndaj brutalitetit policor frymëzoi lëvizjen Black Lives Matter.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Gjithashtu, një tjetër fanellë basketbolli, e veshur nga ish-presidenti Obama në 1979-n, gjatë viteve të tij në shkollën Punahou në Hauai u shit për 192 mijë $, një rekord për një fanellë shkolle të mesme.

Edhe kjo fanellë mbante numrin 23, sikurse ajo e yllit Michael Jordan.

YouTube player