Uncategorized

Kushtetuta e imponuar që i ndalon Kosovës referendumin, i mundëson Vuqiçit ankesën për referendum serb në Kosovë

Qeveria e Serbisë më 16 janar do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës, për pjesën ku bëhet fjalë për gjyqësorin. E këtë referendum shpreson ta zgjerojë edhe në Kosovë, përkatësisht në komunat ku jetojnë serbët.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar në lidhje me këtë ende, mirëpo presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë tha se ka informacione se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

E për këtë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar edhe në Bashkim Evropian dhe te vendet e Quintit.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

“Në adresat e tyre u kemi dërguar një letër zyrtare në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti po shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë. Dhe u bëjmë thirrje atyre që të përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për të ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit”, kanë thënë për gazetën “Novosti” nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Është e qartë se ajo çka e bën të mundshme në thelb të menduarit e kësaj ankese është bindja serbe se sovraniteti i shtetit serb shtrihet edhe në Kosovë, se Kosova nuk është shtet, por vetëm provincë. Kjo mendësi është mbështetur edhe nga lloji i kushtetutës që iu imponua Kosovës, kushtetutë e cila e ndalon referendumin e vetë shtetit të Kosovës në Kosovë.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Këto minime të sovranitetit dhe demokracisë i japin akoma mundësi Vuqiçit të vë në pikëpyetje pikërisht këtë sovranitet dhe i lejon atij që ankesa si ajo e lidhur me moslejimin e referendumit serb në Kosovë të konsiderohet si diçka e zakonshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *