Vazhdon misteri i strukturave metalike, një monolit i tretë shfaqet në Kaliforni
Disa ditë pas zbulimit dhe zhdukjes së menjëhershme të dy strukturave të panjohura prej metali, një tjetër monolit është shfaqur në Kaliforni dhe është zhdukur shumë shpejt në mënyrë misterioze.
Pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, struktura e lartë prej metali tërhoqi vëmendjen e disa personave të ngjiteshin në malin “Pine”, i cili ndodhet mes San Franciskos dhe Los Anxhelosit.
Lapidari metalik, me 3 faqe dhe 3 metra i gjatë ishte i ngjashëm me dy strukturat e mëparshme që u zbuluan në shkretëtirën e Jutah dhe në Rumani. Origjina e tyre mbetet akoma e panjohur.
Por, të enjten, monoliti në Kaliforni u zhduk. Në një postim në Facebook, qyteti i Atascedaro shkruan se monoliti u hoq nga një grup të rinjsh që udhëtuan rreth 5 orë për ta çmontuar.about:blank
Një video e postuar në internet tregon një grup djemsh të rinj, të cilët mbanin veshur disa syze për të parë natën, që rrëzuan monolitin duke brohoritur: “Krishti është mbreti”dhe “Amerika e para!” Një burrë gjithashtu dëgjohet teksa thërret përpara kamerës: “Ne nuk duam alienë të paligjshëm në Meksiko”.
Ata e zëvendësuan monolitin me një kryq të madh prej druri, i cili gjithashtu u zhduk në mënyrë misterioze.