BallinaBota

SHBA, shifra më e lartë e të infektuarve, San Francisko në “lockdown”

Dje kanë qenë më shumë se 225 mijë rastet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë. Është hera e tretë në muajin e fundit që vendi i kalon 200 mijë të infektuarit në 24 orë.

I rëndë edhe bilanci i viktimave, ku sipas të dhënave e John Hopkins, viktimat kanë qenë më shumë se 2500, duke e çuar bilancin total amerikan në rreth 287mijë të vdekur.

Ndërkohë, rriten shifrat e personave të shtruar në spital, veçanërisht në shtete si Kalifornia, Florida, Teksas dhe Nju Jork. Situata po bëhet e tillë sa CDC, Instituti federal i shëndetësisë, për herë të parë i ka bërë apel të përgjithshëm amerikanëve të mbajnë maskat, kur janë jashtë banesave të tyre. Apeli, që nuk nënkupton një detyrim, vjen pas fjalë vetë presidentit të zgjedhur Joe Biden për një mbajtje 100-ditore të maskave, “si një akt patriotizmi, ndërkohë që shpërndahet vaksina”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Në disa zona të Kalifornisë situata po arrin dimensione aq të mëdha sa po rikthehet karantina, si në rastin e një metropoli të rëndësishëm si San Francisko. Nga dita e dielë banorët e qytetit do të mbetet në shtëpi, bare dhe restorante do të mbyllin aktivitetin dhe do të funksionojnë vetëm me porosi.

Ajo që po shohim në këtë moment është që virusi po shpërndahet kudo, nuk kemi si të veprojmë ndryshe”, ishin fjalët e kryebashkiakes demokrate, London Breed.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi
YouTube player