BotaLajme

Kina autorizon “diellin e parë artificial” me energji bërthamore

Kina të premten autorizoi “diellin artificial” të saj të parë me energji bërthamore.

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) tha se “dielli artificial” HL-2M Tokamak përdor një “fushë të fuqishme magnetike për të shkrirë plazmën e nxehtë dhe mund të arrijë temperatura mbi 150 milion gradë Celsius”, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Inovacioni quhet si përparim i madh i aftësive kërkimore bërthamore të Kinës. Do të përdorë gazra hidrogjeni dhe deuteriumi si lëndë djegëse. Pajisja gjigande ndodhet në Chengdu në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Pajisja pritet të sigurojë “energji të pastër përmes fuzionit bërthamor të kontrolluar”.

Më tej theksohet se pajisja është më e madhja në nivel vendi dhe më e larta në parametra, me një strukturë dhe mënyrë kontrolli më të përparuar sesa paraardhësi i saj, HL-2A Tokamak.

“Koha e mbajtjes së energjisë në pajisjet ndërkombëtare Tokamak është më pak se një sekondë. Kohëzgjatja e shkarkimit të shkrepjes së HL-2M është rreth 10 sekonda, me një kohë të izolimit të energjisë prej disa qindra milisekonda”, tha Yang Qingwei, kryeinxhinier i HL -2M në Institutin e Fizikës Jugperëndimore të CNNC-së./AA/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes
YouTube player