BallinaBota

“Loja si macja me miun të marrë fund” BE gati sanksionet për Turqinë

Durimi europian ka marrë fund dhe tani Turqia do të ndeshet me sanksione për inkursionet e vazhdueshme në ujërat e Greqisë. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel bëri thirrje të premten që loja si macja me miun të marrë fund. Turqia nuk ka rreshtuar së sfiduari Greqinë në lidhje me territorin detar, duke dërguar vazhdimisht anije për zbulimin e gazit. 

Mos ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor midis Greqisë dhe Turqisë pritet të marrë përgjigjen diplomatike nga Bashkimi Europian. Presidenti i Këshillit Charles Michel tha të premten se vendet anëtare po konsideronin vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë.

Mendoj se loja si macja me miun duhet të marrë fund. Ne do të debatojmë gjatë samitit të 10 dhjetorit dhe jemi gati të përdorim mjetet që kemi në dispozicion,” tha Michel duke iu referuar inkursioneve të vazhdueshme të Turqisë në ujërat e Greqisë me anijet gaz zbuluese.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Javën e ardhshme gjatë samtit të BE-së udhëheqësit do të takohen ballë për ballë në Bruksel, ndërkohë që më parë mbledhjet janë zhvilluar në formatin e videokonferencës për shkak të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Turqia ka sfiduar Greqinë në lidhje me territorin detar në ujërat e Mesdheut Lindor, duke dërguar vazhdimisht anije për zbulimin e gazit në ujërat greke. 

Të dy vendet janë anëtarë të NATO-s dhe aleanca ka aktivizuar një mekanizëm për uljen e tensioneve dhe shmangien e përplasjes ushtarake.

Lexo më shumë  Merz: Një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Evropa në Ukrainë do të sjell paqen

Në anën tjetër përpjekjet diplomatike kanë dështuar. Një delegacion i drejtuar nga Gjermania në Ankara nuk arriti të shënojë përparim, ndaj disa vende, mes tyre Franca dhe Greqia po kërkojnë veprime më të forta.

Ndërkaq disa kryeqytete të tjera europiane po tregohen më të matura pasi druhen se përplasja me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan mund të nxitë një valë të re refugjatësh në dyert e BE-së.

Gjatë konferencës së shtypit presidentit Michel, nuk e fshehu frustrimin me sjelljen e Turqisë.

Në tetor pas një debati të dendur ne vendosëm t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit Turqisë me kushtin që të ndalojë provokimet. Që prej asaj kohe veprimet e njëanshme dhe armiqësore nuk kanë reshtur,” tha Michel.

YouTube player