BallinaLajme

Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta, më 14 dhjetor fillon përdorimi në Tiranë

Në një konferencë për mediat, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19, raporton RrugaPress. Manastirliu tha se do të hyjnë në funksion që nga data 14 dhjetor në Tiranë ndërsa duke filluar nga 20 dhjetori do të përdoren dhe në spitalet rajonalë.

“Bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë”, tha Manastirliu.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës
YouTube player