BallinaBota

Izraeli paralajmëron për kërcënim ndaj qytetarëve jashtë vendit pasi Irani zotohet për ‘hakmarrje’

Izraeli paralajmëroi të enjten për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit, pas thirrjes së Iranit për hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, javën e kaluar në Teheran.

Për vrasjen e shkencëtarit, Mohsen Fakhrizadeh, Irani ka fajësuar pjesërisht Izraelin.

“Në vazhdën e kërcënimeve të fundit nga elementët iranianë, kemi frikë se Irani mund të sulmojë objektivat izraelite”, tha ministria e jashtme izraelite.

Ajo paralajmëroi për sulme të mundshme kundër shtetasve të saj në Afrikë dhe në vendet afër Iranit, duke përmendur Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Turqinë, rajonin kurd të Irakut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

Lexo më shumë  Hetimi paraprak konfirmon se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e Azerbaijan Airlines në Kazakistan

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, duke përmendur sulmet e kryera tashmë në Francë, Gjermani dhe Austri, tha se organizatat globale të xhihadistëve, veçanërisht grupi i Shtetit Islamik, “po demonstrojnë një motivim të lartë për të kryer sulme terroriste”.

“Është e mundur që një pjesë e valës aktuale të terrorizmit islamik të arrijë objektivat e identifikuar me Izraelin ose komunitetet hebraike, sinagogat, restorantet dhe muzeumet hebraike”, paralajmëroi ministria izraelite.

Ajo u bëri thirrje udhëtarëve të lexonin çdo paralajmërim në lidhje me destinacionin e tyre.

Pjesëtarë të forcave iraniane bartin arkivolin e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh gjatë ceremonisë së varrimit në Teheran më 30 nëntor.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe normalizuan lidhjet me Izraelin në shtator.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, kishte pasur në plan të vizitojë Bahrejnin në fundjavë për një konferencë rajonale, por burime diplomatike thanë për AFP se udhëtimi i tij u anulua, pasi Irani fajësoi Izraelin për vrasjen e Fakhrizadeh dhe u kërcënua me hakmarrje.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi të enjten Iranin se ka përfituar nga marrëveshja e tij ndërkombëtare bërthamore – e cila lejoi heqjen e sanksioneve ekonomike, para se ato të rivendoseshin dhe të ashpërsoheshin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump – në mënyrë që të “shtrijë” ndikimin e tij në Irak , Jemen dhe Siri./REL

YouTube player