Lajme

Akuzat e rënda të Prokurorisë për Telebingon Shqiptare dhe mikun e kryebashkiakut Erion Veliaj

Alban Dabulla, i njohur edhe si pronari i Telebingos, veç akuzës për evazion fiskal, po hetohet edhe për pastrim të parave. Madje burime nga prokuroria bëjnë të ditur se edhe aktiviteti i Telebingos prej tetë muajsh është ushtruar pa licencë.

Katër akuza zyrtare janë ngritur nga prokuroria e Tiranës ndaj biznesmenit, Alban Dabulla, i cili prej disa ditësh është larguar nga Shqipëria, duke iu shmangur një hetimi financiar që bën fjalë për mospagimin e mbi 3 milion euro në arkën e Tatim-Taksave.

Mësohet se ndaj pronarit të kompanisë “Telebingo”, rëndon akuza e “Mospagimin e Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara dhe pa liçensë”.

Kjo pasi, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Alban Dabulla ka vijuar aktivitetin e llotarisë “Telebingo” për një afat 8 mujor duke mos pasur asnjë miratim licence nga organet përkatëse.

Lexo më shumë  Çështja e dinarit, Kurti: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit

Sipas kësaj akuze, subjekti ka krijuar të ardhura në një kohë kur licenca e tij kishte përfunduar.

Por ajo që është më e rënda, i njohuri edhe si mik i kryebashkiakut Erjon Veliaj, akuzohet edhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Mes personave të akuzuar nga prokuroria e kryeqytetit është dhe administratorja në hije e kompanisë, N. S.

Ndërsa zyrtarë të tjerë që janë vënë nën hetim në total janë 20 persona.

Personat janë zyrtarë të shtetit apo ekspertë kontabël.

Pak ditë më parë prokuroria e Tiranës, iu drejtua me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 20 personave të përfshirë në këtë skemë kriminale për shmangien e detyrimeve tatimore.

Por gjyqtarja, Oltjona Goxha, në dhënien e vendimit refuzoi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke i thënë “JO” arrestimit të biznesmenit, Alban Dabulla dhe 19 personave të tjerë.

Lexo më shumë  “Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Ndërsa prej disa ditësh, Prokuroria por edhe Tatimet, kanë vendosur sekuestron preventive për kompaninë “Telebingo”.

Shkak është bërë nisja e hetimeve me dyshimet për evazion fiskal.

Përmes këtij veprimi, organi i akuzës nuk lejon tjetërsimin e aksioneve, por dhe nuk lejon ndërhyrjen për përpunimin e të dhënave në server.

Megjithatë procesi hetimor, lejon funksionimin normal të subjektit.

Kjo masë shtrënguese për kompaninë “Telebingo”, që është vendosur tashmë nga prokuroria e Tiranës, është e dyta e këtij lloji.

Pasi për të njëjtën kompani ku pronar është Alban Dabulla, në datën 25 tetor 2021, është vendosur një masë e dytë siguruese nga Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara e Rajonit Qendror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *