BallinaBota

Pezullohet 4 vite për doping… pas tërheqjes nga sporti

Një ish-çiklist italian është dënuar me 4 vite pezullim, edhe pse ka më shumë se një vit që është tërhequr nga sporti.

Rinaldo Nocentini është dënuar nga Gjykata Kombëtare Antidoping për disa parregullsi me analizat. Dënimi do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, ndërsa rezultatet e çiklistit janë anuluar që nga 1 janari i vitit 2018.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Italiani ka marrë pjesë në 17 evente të mëdha çiklistike nga viti 2000 deri në vitin 2015, 8 prej të cilave kanë qenë pjesëmarrje në Xhiron e Italisë. Në vitin 2009 udhëhoqi për 8 etapa Turin e Francës, të cilin e përfundoi në vendin e 12.

“Gjatë karrierës sime kam kaluar shumë kontrolle dhe nuk kanë gjetur gjë. Tani, më duhet të luftoj me një fantazmë sepse nuk ka asnjë provë kundër meje. Jam i habitur. Kam kërkuar që të analizohen sërish analizat e dopingut të cilave u jam nënshtruar përgjatë 21 viteve. Pse do të përfshihesha unë në doping në moshën 41-vjeçare? Nuk e kuptoj këtë situatë”, tha ish-çiklisti.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

Nocentini dyshon se disa analiza gjaku të marra në Xhiron e Portugalisë, në vitin 2019, në kushte të papërshtatshme, mund të kenë qenë shkak i parregullsive.

YouTube player