BallinaLajme

Bashkia e Dibrës shpenzime luksi në pandemi

Rreth 2 milionë lekë do të shpenzojë Bashkia e Dibrës për të blerë karrige zyrë, skaner fotokopje etj. Në garë kanë qenë pjesëmarrëse tre kompani por dy janë skualifikuar nga konkurrimi për mospërmbushje kërkesash.

Periudha e pandemisë dhe vështirësitë me të cilat po përballet ekonomia nuk e kanë penguar kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, të zhvillojë tender për shpenzime të konsideruara luksi.

Përmes një procedure të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike ndër të tjera kërkohen edhe 11 karrige zyre.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Madje nuk mungojnë as kërkesat për skaner dhe fotokopje multifunksionale.

Për këtë procedurë me fond limit 2 milionë lekë kanë shfaqur interes 3 kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar me argumentin se nuk plotësonin kërkesat e parashikuara në dokumentat standarte të tenderit.

Konkretisht monstrat e paraqitura nga PC Store nuk plotësonin kërkesat e autoritetit kontraktor ndërsa BNT Electronics pasi nuk i kishte dorëzuar mostrat e mallrave të kërkuara as përpara as na datën dhe orën e hapjes së ofertave.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Në këtë mënyrë i vetmi në garë, Kastriot Vorfi, është shpallur fitues me ofertën prej 1.9 milionë lekësh.

Referuar dokumentave standarde të tenderit, institucioni nën drejtimin e Imerajt ka kërkuar gjithashtu edhe kompjutera të ndryshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar së fundmi i ka rekomanduar qeverisë frenimin e shpenzimeve jo prioritare, pasi në të kundërt rrezikon të mbetet pa para dhe këto fonde duhet të jenë të lira për përballimin e emergjencës.

YouTube player