Nga Da Vinçi te Dali, emra të mëdhenj të pikturës rijetëzohen në pirografi
Leondardo Da Vinçi, Salvador Dali, Cloude Monet, Sandro Botticelli, Frida Khalo, Pablo Picaso, Van Gogh e të tjerë emra të mëdhenj të pikturës rijetëzohen në pirografi, por në formën e tyre përfundimtare pas vdekjes. Një ekspozitë të tillë sa të veçantë, por edhe disi e frikshme ka guxuar ta realizojë një 22-vjeçar nga Pogradeci mjaft i talentuar në pirografi.
22-vjeçari thotë se ekspozita erdhi si frymëzim nga piktori Salvador Dali, të cilin e solli të parin në këtë format dhe më pas krijoi të gjithë personazhet. Edhe pse kishte pikëpyetje se si do të pritej, ekspozita ka tërhequr vëmendje të madhe.
Ekspozita e parë e këtij formati në Shqipëri qëndroi e hapur për 3 ditë në Galerinë e Arteve në Pogradec dhe projekti është që të zgjerohet më tej në Korçë dhe nëpër Shqipëri.
Rruga Press