Kuriozitete

Burri i paralizuar dërgon një postim në Twitter duke përdorur vetëm mendjen e tij pas mikroçipit të instaluar në tru

Një burrë i paralizuar është bërë personi i parë që i dërgoi një mesazh botës në Twitter duke përdorur vetëm mendime të drejtpërdrejta.

Arritja u realizua nga Philip O’Keefe – një pacient me sëmundje të neuroneve – duke përdorur një mikroçip të implantuar që merr sinjalet e trurit të tij.

Është përshkruar si “tweet-i i parë i menduar drejtpërdrejt” pasi zoti O’Keefe tha “Hello World” duke përdorur çipin e implantuar në tru.

Ai ka një mikroçip që analizon sinjalet e trurit dhe ndihmon në kryerjen e komandave.

“O’Keefe është personi i parë që me sukses i dërgoi mesazh botës në mediet sociale drejtpërdrejt përmes mendimit,” tha Synchron, një kompani kompjuterike. 

“Kur dëgjova për herë të parë për këtë teknologji, e dija se sa pavarësi mund të më kthente. Sistemi është i mahnitshëm, është si të mësosh të ngasësh një biçikletë – kërkon praktikë, por sapo të mësohesh, bëhet e natyrshme, “tha zoti O’Keefe.

“Shpresa ime është që po i hap rrugën njerëzve që të postojnë në Twitter përmes mendimeve”, ishte deklarata e tij përmbyllëse.

O’Keefe mori çipin në prill 2020 pas paralizës progresive të shkaktuar nga sëmundja e neuroneve motorike, e cila e la atë të paaftë për t’u përfshirë në punë ose aktivitete të tjera të pavarura.

Që atëherë ai ka përdorur teknologjinë për t’u rilidhur me familjen e tij dhe kolegët e biznesit duke vazhduar shkëmbimet me e-mail dhe duke qëndruar aktivisht i përfshirë në konsulencën e tij dhe projektet e tjera të biznesit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *