Vazhdojnë stuhitë e dëborës në SHBA, mijëra mbesin pa energji elektrike
Stuhitë e borës kanë goditur rajonet perëndimore në SHBA, duke lënë mijëra pa energji elektrike, raporton BBC.
Në pjesët veriore të Kalifornisë ka rënë borë deri në 76 centimetra në 24 orët e fundit, duke lënë zona të caktuara pa energji elektrike e duke bërë të pakalueshme disa rrugë.
Po ashtu janë lëshuar paralajmërime për ortekë edhe në gjashtë shtete të SHBA-së.
Gjatë fundjavës, pjesa jugore e Kalifornisë është goditur nga një stuhi, ku janë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe rrugët janë vërshuar.
Rruga Press