Bota

Dhjetë fatkeqësitë më të kushtueshme të motit gjatë vitit 2021 tejkaluan dëmin total prej 170 miliardë dollarësh

Dhjetë fatkeqësitë më të kushtueshme të motit të vitit 2021 tejkaluan dëmin total prej 170 miliardë dollarësh (150 miliardë euro), sipas një OJQ britanike.

Shifra është një rritje nga viti i kaluar dhe pasqyron ndikimin në rritje të ngrohjes globale, tha Christian Aid në raportin e saj vjetor të publikuar të hënën.

Dhjetë ngjarjet ekstreme të motit vranë gjithashtu të paktën 1,075 njerëz dhe zhvendosën më shumë se 1.3 milionë të tjerë.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Vitin e kaluar, dëmi ekonomik i 10 ngjarjeve më të kushtueshme të motit u llogarit në afro 150 miliardë dollarë (132.5 miliardë euro) nga OJQ-ja, e cila thekson se shumica e vlerësimeve “bazohen vetëm në dëmin e siguruar, duke sugjeruar kosto reale edhe më të larta”.

Kjo renditje ekonomike mbi-përfaqëson fatkeqësitë në vendet më të pasura me infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të siguruar, por OJQ-ja thekson se “disa nga ngjarjet më shkatërruese të motit ekstrem të vitit 2021 ndodhën në vendet e varfra, të cilat kanë kontribuar pak në shkaqet e ndryshimeve klimatike” dhe ku pjesa më e madhe e dëmit nuk është raportuar.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *