Kur shpresa shembet me shtëpinë!
Nga Sonila Musai
Pamjet që u transmetuan para syve të të gjithë shqiptarëve të mërkurën ishin dramatike! Banorë që nxirreshin zvarrë nga shtëpitë e tyre, të moshuar që nuk pranonin që të linin banesat, të rinj që u prangosën me qëllimin për të mos e lënë pronën e tyre të shembej.
Është një realitet i dhimbshëm, e i përsëritur! Shteti që duhet të mbrojë qytetarin shfaqet i dhunshëm e gjakftohtë. Një i ri u lidh me pranga ne portën e shtëpisë.
Për te mbrojtur strehën. Policia e dëboi me force. Vijoi rezistencën. U ngjit ne kulm te shtëpisë, prangosi dorën me ullukun e çatisë.
E morën dhe qe aty, i hoqën prangat qe kishte dhe i vunë te tyret, e çuan ne komisariat. Te gjithë i pame dje këto imazhe nga ekranet tona. Askush nuk ishte me këtë te ri, ne protestën për mbrojtjen e pronës.
Ne i pame nga shtëpitë tona, te cilat mund te kenë fatin e shtëpisë se tij. Por ndërgjegjja jone nuk na vret, nuk del përtej pragut, për te mbrojtur tjetrin si veten, dhe pse një dite fati ynë mund te jete si i tjetrit. Policia mësyri dhe te 5 maji, herët ne mëngjes.
Erjon Veliaj i ka përdorur këto taktika tinzare dhe me pare te bulevardi i ri, astari, teatri kombëtar. Ne befasi ai shkon me polici bashkiake, policinë e rendit forca speciale dhe te merr pronën. Si në pushtetet dikatoriale pushkatim pa gjyq. Te quan dhe kriminel.
Kështu beri dje ne një TV. Quajti kriminel persona te familjes qe iu shemb shtëpia te “5 maji”. Janë objekt i OFL tha. Po. Mund te jene. Ndaj ka gjykata.
Por jo… Erjon Veliaj tejkalon gjykatat dhe te quan publikisht kriminel. Te bën gjyqin popullor. Si ne pushtetin dikatorial qe shqiptaret me memorie e kane te freskët këtë lloj gjyqi.
Por çfarë ndodhi te 5 maji? Ajo qe ka ndodhur dhe do ndodh gjithnjë nëse askush nuk ngrihet për mbrojtjen e pronës. Avokati i popullit e ka hetuar çështjen, por nuk shkoi ne Gjykate kushtetuese. Erinda Ballanca e pranoi vete publikisht se u informua për problemin një vit me pare.
Aktivistet fshihen pas fondeve joqeveritare. Nuk shkuan ne gjykatën kushtetuese për këtë problem me te drejtën njerëzore; pronën. Qeveria kurrë nuk beri publik projektin, as e diskutoi atë ne komunitet. E kaloi me Akt Normativ.
Opozita e ndare me dysh, interesohet veç për kamerat, çoi dje dy përfaqësues qe bene “qoken”; Lanë duart dhe ikën. Njerëzia neper Facebook dhe televizione shfryu… Disa i bëjnë gjyqin banoreve, pse kane zaptuar, te tjerë mbronin me patetizem te shpëlarë banoret e gjendur vetëm përballë fadromave dhe policisë.
Te gjithë lanë duart dhe ikën neper shtëpitë e tyre. Por jo ai i riu me pranga qe pate dje. Ai mbeti i pastrehe. Ai është viktime e betonizimit te Tiranës.
Por shiheni këtë djalë, një dite ju do jeni ai. Sepse fadromat do tju vijnë ne shtëpitë tuaja… por atëherë ju s’do keni pranga te lidheni maje çatisë, nëse nuk hiqni tani prangat nga mendesia juaj.
Armiku është te porta…
Rruga Press