BallinaLajme

Anullohet gara për koncesionin Milot-Fier, skualifikohet oferta e vetme

Gara për ndërtimin e rrugës Milot- Fier u anullua dhe do të rihapet për herë të dytë. Lajmin e dha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSH, të gazetarit Lutfi Dervishi.

Ministrja nuk tha se kur do te hapet gara për këtë koncesion. Ajo sqaroi se oferta e vetme e ardhur u skualifikua sepse nuk plotësonte kriterin e kohëzgjatjes: qeveria ka kërkuar ndërtimin për 60 ditë, ndërsa kompania ka ofruar ndërtimin e saj për 96 muaj.

“Ne kemi pasur një ofertë që e kemi kqyrur me shumë vemendje. Ne na u desh ta kqyrnim shumë mirë ofertën, duke qenë se ka qenë shumë voluminoze. Mbi 40 fashikuj kanë qenë. Oferta fatkeqësisht nuk është më e vlefshme.

Oferta financiare ka ardhur shumë e mirë, më poshtë nga tavani i qeverisë, problem është që nuk përmbushet një nga kriteret teknike, ai i kohëzgjatjes së ndërtimit, prej 60 muajsh. Kompania ofroi 96 muaj duke e bërë ofertën të pakualifikueshme.

Milot-Fieri do të hapet për të gjetur mundësi edhe njëherë. Ne do ta rihapim për t’i dhënë mundësi kujtdo që të marin pjesë në ndërtimin e kësaj rruge”, tha Balluku.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Qeveria hapi në korrik 2020 zyrtarisht garën ndërkombëtare për koncesionin e rrugës Milot-Fier. Koncesioni parashikonte projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për 35 vitet e ardhshme.

Vlera totale e projekti parashikohet të jetë 1,188 miliardë euro pa TVSH dhe do të bëhet nga kompania fituese. Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri në 7 për qind të vlerës së investimit, në rast se trafiku në rrugë nuk është sipas pritshmërisë së koncesionarit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Segmenti do të jetë 115 kilometra i gjatë, ku 53 kilometra do të jenë rrugë të reja që do të ndërtohen, ndërsa 62 kilometrat e tjerë do të jenë rehabilitim i rrugëve ekzistuese.

Qytetarët pritet të paguajnë për një rrugë vajtje-ardhje në segmentin Milot-Fier 17,5 euro, ose 0.075 euro për një kilometër.

Ky projekt u kundërshtua nga PD. Agron Shehaj e quajti projektin e rrugës Milot-Fier ‘një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama’.

YouTube player