Bota

Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë

Prodhimi ekonomik në botë do t’i kalojë 100 trilionë dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm. Kjo do t’ia ngadalësojë Kinës shpejtësinë me të cilën  po përpiqet t’i kalojë SHBA-të për t’i marrë fronin e ekonomisë më të madhe të botës.

Kompania britanike e konsulencës, Cebr, parashikon se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe e botës në vitin 2030, dy vjet më vonë se sa ishte parashikuar në raportin e tabelës së Ligës Ekonomike Botërore të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

India pritet të kalojë Francën vitin e ardhshëm dhe më pas Britaninë në 2023 për të rimarrë vendin e saj si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, thuhet në raport.

Çështja e rëndësishme për vitet 2020 është se si ekonomitë botërore përballen me inflacionin, i cili tani ka arritur në 6.8% në SHBA“, citon Reuters zv.presidentin e Cebr, Douglas McWilliams.

Ne shpresojmë që një rregullim relativisht modest i sistemit do të vërë nën kontroll elementët jo kalimtarë. Nëse jo, atëherë bota do të duhet të përgatitet për një recesion në 2023 ose 2024.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Raporti evidenton faktin se Gjermania është në rrugën e duhur për të kapërcyer Japoninë për sa i përket prodhimit ekonomik në vitin 2033. Rusia mund të hyjë në 10-shen e ekonomive më të mira deri në vitin 2036 dhe Indonezia duket në rrugën e duhur për vendin e nëntë në 2034.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *