Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-spanjoll i hashashit, i sekuestrohet edhe një stilolaps-pistoletë
Një operacion i policisë spanjolle shkatërroi një rrjet kriminal që kultivonte hashash, për ta shpërndarë më pas drejt Europës. Në pranga ranë 30 persona, shqiptarë dhe spanjollë.
Grupit iu sekuestruan pasuritë me vlerë 1 milionë e gjysmë euro, 7 automjete luksoze dhe 7 armë zjarri, ku spikat një stilolaps-pistoletë, i bërë në mënyrë artizanale, apo edhe një paralizues që përdorej nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 13 mijë bimë dhe 64 mijë euro.
Operacioni i zhvilluar në Granada u kodua “Kështjella”.