BallinaBota

Ish krahu i djathtë i Trump: Pandemia nuk përfundon nëse nuk vaksinohet shumica e njerëzve

“Pandemia COVID-19 nuk do të përfundojë derisa shumica dërrmuese e njerëzve në SHBA të vaksinohen”, paralajmëroi eksperti amerikan, Anthony Fauci. Sipas Faucit duhet që 75 dhe 85 përqind e popullsisë të marrë një vaksinë, në mënyrë që mbrojtja të jetë me e vërtetë, më efektive, tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektive gjatë një video-interviste me shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Unë do të doja të shihja shumicën dërrmuese të vendit të vaksinuar përpara se të arrinim në fund të tremujorit të dytë [të vitit 2021]”, tha ai gjatë bisedës me Zuckerberg-un.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i forcës së posaçme të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha se teksa dozat fillestare do të shkojnë së pari për qytetarët që vlerësohen si me rrezik të lartë, publiku i gjerë duhet të shohë akses të gjerë te vaksinat gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, rreth prillit deri në korrik.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Në thelb, Fauci tha se sa më shumë njerëz të marrin vaksinën, aq më pak shanse ka që virusi të përhapet në popullatë – duke ulur kështu normat e infeksionit.

YouTube player