BallinaLajme

“Shqipëria ndër më pak të prekurat nga Covid-19”, eksperti, Ramës: Me çfarë e mate?

Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga Covid-19”.

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën “Forbes”.

Sipas shefit të qeverisë,  Shqipëria vlerësoi shumë shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te fqinjët tanë italianë, ndërsa u karantinua para shumë të tjerëve.

Por lidhur me këto deklarata të Ramës reagon edhe eksperti i shëndetit publik Erion Dasho.

Sipas mjekut, pasi nuk I ecën mashtrimi me shqiptarët, kryeministri vijon me mashtrime në nivelin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

“Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se “Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID”!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri “mos prekjen”!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?! Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë…”, shkruan Dasho në postimin e tij.

Lexo më shumë  Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
YouTube player