Pasaportat sërish me PPP, Ministria e Brendshme nis procedurat për dokumentet biometrike
Qeveria pritet të hapë sërish tenderin për dhënien me koncesion të shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike.
Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare ku rikthehet projekti partneritet publik privat.
Procedurat do të ndiqen nga Ministria e Brendshme që do të jetë dhe autoriteti kontraktor.
Në fakt dokumentet biometrike janë dhënë me koncesion prej vitit 2008, ku kontrata u lidh me kompaninë “Sagem Security” e njohur tashmë me emrin IDEMIA.
Teksa në mars të vitit 2013 mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe kompanisë u arrit marrëveshja për shtyrjen e kontratës edhe me 10 vite të tjera.
Por me sa duket qeveria parashikon përfundimin e marrëveshjes duke kërkuar hapjen sërish të garës me formulën partneritet publik privat.
Një tjetër tender është ai i firmosur nga kreu i Policisë Ardi Veliu për prodhimin e 33 mijë kartave të lejeqëndrimeve. Projekti do ti kushtojë qeverisë shqiptare, në këtë kohë pandemie, 1.4 milionë euro.
Megjithatë burimet zyrtare shprehen se dhënia e të drejtës për autoritetin kontraktues është vetëm nisja e procesit