BallinaBotaLajme

Dënimi me vdekje në SHBA, propozohet rikthimi i pushkatimit dhe karriges elektrike

Departamenti amerikan i Drejtësisë po nxiton të ndryshojë rregullat rreth dënimeve federale me vdekje, ku parashikohet edhe rikthimi i formave të ekzekutimit si karrigia elektrike dhe pushkatimi.

Amendamenti i miratuar në “Mënyrat e Ekzekutimeve Federale” i jep prokurorëve federalë më shumë variante ekzekutimi për të shmangur vonesat në kryerjen e ekzekutimeve. Rregulli është mes dhjetëra ndryshimeve ligjore që presidenti Donald Trump po përpiqet të miratojë para se t’i përfundojë mandati. Ndryshimet e propozuara u raportuan fillimisht nga “ProPublica”.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe Zyra e Informacionit dhe Rregulloreve qëndron zyrtarisht pas propozimit, që mund të miratohet që të premten, për të hyrë në fuqi brenda 30 ditëve. Por, nuk dihet nëse këto ndryshime do të zbatohen ndonjëherë, pasi Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka deklaruar gjatë fushatës se do të punojë për të shfuqizuar dënimin me vdekje, ndërsa 4 nga 5 dënimet me vdekje që pritet të kryhen deri në 20 janar, kur ndryshon administrata, janë caktuar tashmë që do të bëhen përmes injeksionit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i tha CNN se këto amendime janë propozuar që në gusht. Në to parashikohet edhe që, nëse një shtet nuk e ka në legjislacion dënimin me vdekje, për krime federale gjykatësi mund të caktojë që dënimi të kryhet në një shtet tjetër që e ka në legjislacionin e tij këtë formë dënimi.

Nga 50 shtete, 28 lejojnë dënimin me vdekje në nivel shteti dhe federal, por injeksioni fatal është mënyra kryesore e kryerjes së ekzekutimit. Por, të paktën 9 shtete kanë edhe metoda alternative, si karrigia elektrike, dhoma e gazit, pushkatimi dhe varja. Gjithsesi, varja nuk është përfshirë në amendamentet e propozuara.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player