BallinaLajme

Publikohet dosja e plotë/ Haga nxjerr 235 faqe për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dosjen e plotë me të gjitha aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veseli e Selim Selimit. Në aktakuzë janë të përmendura:  vrasje, tortura e krime në fshtatra të ndryshëm si:  Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Plot 235 faqe, me vendodhje e data, nga muaji Prill dhe deri në fund të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës. Po ashtu në këtë aktakuzë përmendet edhe Shqipëria, ku dyshohet se janë kryer krime ndaj të paktën 392 individëve, nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player