Durrësi me numrin më të lartë të të infektuarve pas Tiranës, vështirësi për hetimin epidemiologjik
Durrësi numëron 1360 raste aktive me Covid-19, ndërsa sot ka regjistruar dhe numrin më të madh të të infketuarve pas Tiranës, me 46 të tillë.
Shpërndarja e rasteve është pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato arsimore, duke hyrë në fazën e infektimeve komunitare, duke vështirësuar në këtë mënyrë dhe hetimin epidemiologjik për rastet e identifikuara.
Në pothujase 80% të institucioneve lokale frekuentimi është i pjesshëm, me grafik, ndërsa rreth 30 klasa të arsimit parauniversitar zhvillojnë mësim online për shkak të infektimit të mësuesve dhe nxënësve.