BallinaLajme

Si u bë Shqipëria pjesë e `eksperimentit`, për kurën e rrezikshme anti-covid

Në datën 6 prill të këtij viti, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ‘Public Health Emergency Solidarity Trial’, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID-19.

‘Për trajtimin e pacientëve me COVID-19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, ‘solidarity trial’, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine’, tha ministrja në atë kohë.

Ashtu siç ka ndodhur rëndomë, pas këtij lajmi sipas të cilit edhe me pacientët shqiptarë të shtruar në spitalet Covid në vendin tonë do të zhvillohet një ‘eksperiment’ mbi efektin e Hidroklorinës, nuk ka pasur më asnjë të dhënë apo transparencë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kujtojmë se pikërisht gjatë muajit Prill shumë shtete në botë e ndaluan rreptësisht kurimin e të infektuarëve më hydroxychloroquine, pasi u cilësua e rrezikshme dhe me shumë efekte anësore.

Ditën e sotme u njoftua edhe mbyllja e një hetimi nga ana Komitetit të Sigurisë në agjencinë europiane të barnave, i cili ka rekomanduar ndalimin urgjent të të gjitha ilaçet që përmbajnë klorokinë ose hidroksiklorokinë, pasi efektet e tyre anësore rrisin rrezikun e çrregullimeve psikiatrike dhe të sjelljes vetëvrasëse.

Hetimi i të dhënave filloi në muajin maj të këtij viti, pasi Agjencia Spanjolle e Barnave, raportoi gjashtë raste të çrregullimeve mendore tek pacientët me COVID-19 të cilëve iu ishte dhënë doza më e lartë se ajo e autorizuar e hidroksiklorokinës.

Klorokina dhe hidroksiklorokina janë të autorizuara në BE për trajtimin e sëmundjeve të caktuara autoimune, por nuk janë të autorizuara për trajtimin e COVID-19. Gjithsesi të dy ilaçet janë përdorur si trajtim tek pacientët me koronavirus dhe ashtu siç njoftoi vetë minstria Manastirliu në fillim të muajit Prill, edhe vendi ynë u përfshi në një projekt dhe studim me bazë përdorimin e tij.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Edhe në muajt prill-maj, Agjensia europaine e barnave paralajmëroi profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi rreziqet e këtyre ilaçeve, sidomos për çrregullimet psikiatrike. Studimi tregoi se për hidroksiklorokinën, efektet anësore mund të ndodhin në muajin e parë pas fillimit të trajtimit.

Pak muaj më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ndaloi provën klinike të testimit të hidroksiklorokinës si një trajtim COVID-19, në provën e Solidaritetit ku me sa duket ishte përfshirë edhe vendi ynë.

Në këtë situatë e vetmja gjë që duhet është transparaenca nga ana e spitaleve dhe ministrisë së Shëndetësisë.

Në çfarë sasie dhe mënyre është përdorur ky kurues dhe kur është ndërprerë (apo vazhdon?!) ndërkohë që vetëvrasja e 5-të është shënuar pikërisht ditën e sotme në spitalin Covid-2.

YouTube player