Bizneset të paqartë për festat, natën e Vitit të Ri baret dhe restorantet hapur edhe pas orës 23:00
Vendimi për heqjen e orës policore në natën e ndërrimit të viteve dhe mossaktësimi i lejimit apo jo të aktivitetit për baret dhe restorantet pas orës 23:00, ka sjellë paqartësi tek bizneset.
“Realisht për momentin jemi pak konfuzë, sepse nga mbledhja nuk morëm një përgjigje të saktë, do ecim me orën që kemi pasur”, thotë Silvana Paraj, menaxhere lokali.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe kryetari i bareve dhe restoranteve.
“Disa hapën rezervimet, të tjerët po prisnin një urdhër që të jetë i shkruar”, shprehet Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
Për të sqaruar këtë situatë, Euronews Albania kontaktoi zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha se natën e ndërrimit të viteve baret dhe restorantet do lejohen edhe pas orës 23:00, gjë e cila është përcaktuar edhe në urdhrin e publikuar ditën e sotme./euronews/
Rruga Press