Kremlin, vetëvritet agjenti i Vladimir Putin
Një agjent I FSO, Shërbimi I Sigurisë Federale që mbulon sigurimin e presidentit Vladimir Putin, është vetëvrarë brenda Kremlinit.
Lajmin e raporton Telegram Baza, një burim i afërt me shërbimin në fjalë.
Sipas saj, bëhet fjalë për agjentin Mikhail Zakharov, pjesë e Departamentit të Pestë të shërbimit, që merret vetëm me sigurinë e kreut të Kremlinit.
Nga ana tjetër, agjensia e lajmeve Tass konfirmon ngjarjen por mohon që viktima të ketë qenë pjesë e skuadrës mbrojtëse të Putin, raporton Ora News.
Ndërkohë, sipas kolegëve të Zakharov, akti fatal lidhet me kushtet e vështira të punës.