Lajme

Qeveria pranon “gabimet” para FMN-së, për ndryshimet e buxhetit me akt normativ dhe ekzagjerimin me projektet e investimeve

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Financave i ka premtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se gjatë vitit 2022 e në vijim buxheti i shtetit nuk do të ndryshojë me akt normativ dhe se gjithashtu do të rishikohet me ulje zëri i investimeve kapitale për financimin e projekteve të infrastrukturës, të cilat nuk përbëjnë as emergjencë dhe nuk janë pjesë e prioriteteve kombëtare.

Angazhimet e qeverisë u njoftuan në raportin e stafit të FMN që u publikua këto ditë.

Ministria e Financave i ka shprehur gatishmërinë Fondit se, ritmi i konsolidimit fiskal do të fillojë gradualisht, duke pasur parasysh rritjen e shpenzimeve dhe presionet që rrjedhin nga programi ekonomik i qeverisë dhe nevoja për t’u përballur me sfidat rritja e çmimeve të energjisë. Respektimi i rregullave fiskale do të nisë nga viti 2022 dhe për të arritur një bilanc primar prej të paktën, zero, nga viti 2024 e në vazhdim.

Lexo më shumë  Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të pijes në Malishevë

Stafi i FMN njoftoi se, qeveria shqiptare është angazhuar të ndalojnë përdorimin e akteve normative për rishikimet e buxhetit në vitin 2022 dhe ka siguruar që çdo ndryshim do t’i nënshtrohet miratimit normal parlamentar.

Sakaq qeveria e ka shndërruar në rutinë ndryshimin e buxhetit me akt normativ. Vetëm vitin e kaluar u lëshuan 6 akte normative për ndryshimin e buxhetit, ndërsa këtë vit 4 të tilla. Madje me akt normativ qeveria ndryshoi edhe ligjin organik të buxhetit duke rritur kufirin për borxhin publik.

Ministria e Financave ka premtuar miratimin e një kuadri fiskal afatmesëm, i cili ka tre vite që është sugjeruar dhe asistuar nga FMN . Ndryshimet, shumica e të cilave u miratuan së fundmi synojnë rritjen e të ardhurave shtesë prej 2.3-3 për qind të PBB-së gjatë katër viteve në vijim.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

FMN tha se, qeveria shqiptare ra dakord për nevojën e pakësimit të shpenzimeve kapitale tepër ambicioze të financuara brenda vendit (jo tërmet), por sinjalizoi planet për të vazhduar ndjekjen e projekteve infrastrukturore tashmë në zhvillim.

Qeveria shqiptare gjithashtu është zotuar se do të forcojë më tej monitorimin e kontratave koncesionare. Deri më tani është respektuar kufiri i pagesave ndaj koncesioneve PPP prej 5 për qind e të ardhurave tatimore vjetorë, por respektimi i këtij rregulli rrezikohet në vitet në vijim.

Që nga fillimi i zbatimit, rreziku i pagesave është shtuar për disa kontrata, të cilat tashmë janë pranuar nga Ministria e Financave e cila ka premtuar forcimin e mëtejshëm të bazës ligjore sidomos kontrollin mbi pagesat./Monitor

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *