Lajme

“Në Serbi ai që dogji flamurin shqiptar s’u arrestua” Gjykata i liron me masën “detyrim paraqitje” të akuzuarit për djegien e flamujve serb

Dalin në gjykatë dy protestuesit që akuzohen se për djegien e flamujve serb në protestën e 20 dhjetorit 2021 para kryeministrisë do të hetohen në gjëndje të lirë.

Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni e quajti të ligjshëm arrestimin por vendosi masën detyrim me paraqitje për të dy.

Astrit Cara dhe Besnik Balani të cilët u arrestuan një ditë më pas, 21 dhjetor, ishin prezentë në sallën e gjyqit ndërsa gjyqi u ndoq dhe nga deputetja Albana Vokshi.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Edhe prokuroria kërkoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje.

Avokati Ledjo Nuraj tha se klientë te tij nuk kishin lidhje me veprën penale pasi nuk vërtetohej se ishin ata që kryen djegien e flamurit.

“Djegja e flamurit nuk është vepër penale por shprehje e mendimit. Shtetasit kanë qenë në një proteste të ligjshme. Në Serbi personi që ka djegur flamurin shqiptar nuk është arrestuar  ndërsa ne këtu i arrestojmë” tha avokati në seancën e gjyqit duke kërkuar masë më të butë hetimi.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Ata u akuzuan per “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Më pas gjyqtari pranoi kërkesën e të dy palëve dhe caktoi masën detyrim me paraqitje për dy të rinjtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *