“Arbëria”/ Të veçantat e filmit për takimin mes kulturave, nesër del në ‘Netflix’
TIRANË- Historia e komunitetit arbëresh dhe lidhja e fortë me origjinën vjen e shfaqur artistikisht në filmin ‘Arbëria’. Mediat e huaja raportojnë se “ Arbëria” del nesër në Netflix. Vepra tregon për takimin mes kulturave, për një jetë të pezulluar mes modernitetit dhe rikuperimin e rrënjëve të lashta.
Filmi është prodhuar nga Open Fields Productions, në bashkëpunim me Lucana Film Commission dhe Calabria Film Commission , me mbështetjen e MiBAC dhe SIAE si pjesë e nismës “Sillumina”.Muzika është e kompozitorit Luigi Porto, i angazhuar së fundmi në krijimin e kolonave zanore së bashku me të madhin Angelo Badalamenti.
Nëpërmjet syve të protagonistes Aida, regjisorja – familja e së cilës e ka origjinën në fshatin e vogël arbëresh të Santa Caterina Albanese, dëshiron të trajtojë temën e rizbulimit të origjinës së saj dhe, mbi të gjitha, të ndreqjes së lotëve me të dhe të saj. Filmi jo vetëm që tregon historinë e protagonistit, por ngjall edhe kujtimin e një komuniteti të tërë, atë të arbëreshëve, që i dhanë jetë territorit të Arbërisë. Një enklavë e Shqipërisë në Itali për të shpëtuar nga persekutimet e vuajtura mes shekullit të pesëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë, dhe kultura e të cilëve sot rrezikon të zhduket nën peshën e një kulture globale standardizuese.Filmi është vlerësuar me çmimin ‘Dea’ në Tirana International Film dhe çmimin Mibact si “Art-house film”.
Rruga Press