Bota

Një studim nga Afrika e Jugut zbulon se ekziston një rrezik 80 për qind më i ulët i shtrimit në spital te të prekurit me Omicron, në raport me ata me Delta

Ekziston një rrezik 80 për qind më i ulët i shtrimit në spital për shkak të infeksionit nga varianti i coronavirusit Omicron kundrejt llojit Delta, ka zbuluar një studim nga Afrika e Jugut.

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët, mjekët dhe prodhuesit e vaksinave kanë qenë të etur për të marrë të dhëna për Omicron, i cili ka përfshirë të gjithë botën pasi u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut muajin e kaluar.

Studimi i ri i publikuar të mërkurën analizoi të dhënat nga infeksionet e coronavirusit në Afrikën e Jugut deri në fund të nëntorit.

Gjetjet sugjerojnë se Omicron, pavarësisht se është shumë ngjitës, ka të ngjarë të shkaktojë një sëmundje më të lehtë se variantet e mëparshme.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Të dhënat shumë inkurajuese tregojnë fuqimisht për një ashpërsi dukshëm më të ulët në valën e Omicron”, tha Cheryl Cohen nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Transmetueshme të Afrikës së Jugut (NICD), i cili ekzaminoi të dhënat së bashku me institucionet e tjera në vend.

Përveç shanseve më të ulëta për t’u shtruar në spital, infeksionet Omicron “u shoqëruan me një shans 70 për qind më të ulët të sëmundjes së rëndë në raport me infeksionet me Delta”.

Autorët paralajmërojnë se ata shikuan vetëm infeksionet në Afrikën e Jugut dhe se popullata të ndryshme mund të përgjigjen ndryshe.

Një ndryshim potencialisht kritik është se popullsia e Afrikës së Jugut mund të ketë një nivel të lartë ekspozimi paraprak ndaj coronavirusit. Nëse po, ky imunitet natyror mund të ndihmojë në zbutjen e forcës së Omicron.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Varianti Omicron është dominues në Afrikën e Jugut, por duket se po humbet vrullin në ish-epiqendrën e tij të provincës Gauteng, e cila përfshin qytetet e Johannesburg dhe Pretoria.

Zona metropolitane rreth Johanesburgut dhe Pretorias ndonjëherë përbënte deri në 80 për qind të infeksioneve të reja ditore në mbarë vendin, por që atëherë ka parë një rënie.

Veç kësaj, edhe numri i pranimeve në spital ka qenë dukshëm më i ulët se në valët e mëparshme të infeksionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *