Kuriozitete

Afrohen dy stuhi diellore, NASA: Mund të rrezikohen edhe satelitët

Astrofizikantët në agjencinë hapësinore të NASA-s kanë paralajmëruar për dy stuhi diellore së afërmi, pasi, sipas tyre,  studimi i njollave ​të diellit tregon për një fenomen të tillë. 

Shkëncëtarët i grupojnë stuhitë diellore në bazë të fuqisë së tyre, ku ato më pak të fuqishmet arrijnë që të krijojnë një fenomen shumë interesant në Pol siç është Aurora.

Shkalla e stuhive diellore varion nga G1 më e vogla deri në G5, ajo  ekstreme. G5 është më e rrezikshmja, ndërkohë që stuhitë e vogla G1 ka të ngjarë të shkaktojnë vetëm luhatje të vogla në sistemet e rrjetit të energjisë dhe “ndikim të vogël në operacionet satelitore”.

Ato gjithashtu mund të shkaktojnë aurora në lartësi të mëdha dhe të ngatërrojnë zogjtë shtegtarë – por vetëm kur stuhitë bëhen më të forta, ndikimet e mundshme bëhen më të rënda.

Stuhitë më të forta mund të kenë ndikime veçanërisht në teknologjinë orbitale. Qëndra amerikane për hapësirën thotë se në rastin e një stuhie G3 e sipër mund të shkaktojnë dëme në transformatorë duke çuar në kolaps të gjithë rrjetet e energjisë, ndërsa frekuencat e radios me sinjal të ulët mund të bllokohen për orë të tëra.

Shqetësimi për këto dy stuhi diellore që priten, të cilat janë me fuqi të dobët sipas shkencëtarëve, është se mund të ndikojnë në sistemet e navigimit siç është Sistemi Satelitor i Navigimit Global, apo GPS, dhe të krijojnë rryma të dëmshme gjeomagnetike, përkundrejt fenomeneve të bukura natyrore siç janë aurorat.

Dr Tamitha Skov, një fizikante e motit hapësinor shkroi në Twitter se nuk ka ende stuhi të mëdha të drejtuara nga Toka, por ne jemi në gatishmëri të lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *