Lajme

Gjykata serbe rrëzon padinë ndaj Vulin, Kamberi: E pritshme nga pushteti i Vuçiçit!

Gjykata e Apelit në Serbi ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, në padinë ndaj ministrit të Brendshëm, Aleksander Vulin për gjuhë të urrejtjes dhe përdorimin e termit fyes për shqiptarët.

Këtë vendim të Gjykatës së Apelit në Beograd e ka bërë të ditur vetë Mustafi, duke thënë se vendimi shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi. Ai ka shkruar se Gjykata e Apelit e legalizoi termin fyes për shqiptarët dhe betejën do ta vazhdojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, në një video të deklaratës të publikuar prej tij, ka thënë se propozimi që intonimi i himnit të bëhet me ligj është frymë anti-republikë.

“Pra, propozimi i sotëm është i juaji, por fryma dhe shpirti politik janë të këtij klubi. Është politika anti-republikë, anti-modernitet dhe anti-diversitet. Është politikë e atyre që duan entitet të pastër etnik ose religjoz. Që duan komb të gjakut etj. Apo që do ta pëlqenin edhe kthimin në para-Republikë, qoftë edhe monarki. Prandaj edhe nuk ju pengojnë himnet arkaike, klerikale dhe monarkiste”, ka thënë ndër të tjera Shaip Kamberi.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *