Bota

Bie numri i viktimave nga konflikti në Siri

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut se ka thënë se 3,746 persona kanë vdekur këtë vit në Siri, si pasojë e konflikt tashmë të gjatë për një dekadë.

Kjo shifër është më e vogël sesa ajo e një viti më parë.

Sipas të dhënave, 1,505 prej viktimave kanë qenë civilë, në mesin e tyre 360 fëmijë.

Shifra e këtij viti është më e ulëta prej nisjes së luftës në Siri dhe flet për trend të uljes, pasi më 2020 ishin raportuar 6,800 viktima dhe vitin paraprak mbi 10,000.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sipas Vëzhguesit me bazë në Britani të Madhe, 297 persona janë vrarë më 2021 si pasojë e minave tokësore dhe pajisjeve tjera shpërthyese.

Monitoruesi për mina ka thënë në muajin nëntor se Siria ka tejkaluar Afganistanin si shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga minat dhe pajisje tjera shpërthyese që kanë mbetur nga lufta.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Përleshjet në Siri kanë nisur më 2011 pas shtypjes brutale të protestave kundër Qeverisë.

Forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia ende shënjestrojnë rebelët në enklavën Idlib, ndonëse armëpushimi zbatohet në kohën më të madhe.

Lufta në Siri ka lënë të vdekur gjysmë milioni persona dhe ka nxitur zhvendosjet më masive prej Luftës së Dytë Botërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *