Lajme

Analisti i njohur serb: Për ne më mirë ‘Ballkani i Hapur’ se Bashkimi Evropian

BEOGRAD – Analisti i njohur serb, Dragomir Andjelkoviç, në një prononcim për mediat në Beograd është shprehur se për Serbinë, nisma e Ballkanit të Hapur është një zgjidhje më e mirë se integrimi evropian, sepse nuk do të duhet të heqë dorë nga lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën.

Ai shprehet më tej se pranimi i Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës do të jetë vendimtar për të ardhmen e projektit, ndërsa vijoi më tej duke thënë se, nëse nuk anëtarësohen, kjo është gjysma e zgjidhjes.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Andjelkoviç theksoi më tej se Ballkani i Hapur është si një zgjidhje e detyruar për shkak të ngërçit në integrimin evropian, që i jep Serbisë mundësinë për t’u lidhur me rajonin.

Në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua dje në Tiranë u firmosën pesë marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *